Vuçiç takim online me Ramën dhe Kovaçevskin për një “dimër të sigurt”: Ballkani i Hapur nënkupton paqe

Presidenti i Serbisë, Aleksnder Vuçiç ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me të cilët ka biseduar për dimrin që po vjen.

“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)


Shtuar 26.10.2022 12:22