Këto ushqime nuk ja jepni dot fëmijës para moshës 3 vjeç
Siç mund ta dini ka disa ushqime te cilat është mire ti evitoni nëse fëmijët tuaj janë nen moshën 3 vjeç. Ne fakt ka shume ushqime te cilat duhet te bëhen pjese e menysë pak e nga pak.

Edhe pas mbarimit te periudhës se ushqyerjes me gji është mire qe ti lini hapësirë fëmijësh ne listën e ushqimeve sepse stomaku i tyre vazhdon te jete delikat dhe si pasoje ka ushqime te cilat nuk i tolerojnë mire. Por cilat janë këto ushqime te cilat duhen evituar deri ne moshën 3 vjeçare?

Kur duhet te filloni ti jepni sallam fëmijës? Ne çfarë moshe fëmijët fillojnë te konsumojnë produkte deti? Pyetjet ne te vërtet janë te shumta dhe dyshimet gjithashtu sepse mund te provokojnë alergji ndërsa peshku dhe mishi krudo mund te provokojnë infeksione te tipeve te ndryshme.

Sigurisht duhet te evitohen pijet alkoolike sepse dëmtojnë qelizat cerebrale dhe ndërhyjnë ne rritje.

Gjithashtu dhe pijet me sheqer duhen evituar.

Cajrat dhe te gjitha pijet e tjera qe përmbajnë kafeine nuk duhet te konsumohen nga fëmijët. Ndërsa nëse flasim për çaj pa përbërje kafeine mund te pihet nga fëmijët mbi tre vjeç.

Ushqimet qe duhet te evitoni ne mënyrë absolute ne menynë e një fëmijë deri ne moshën 3 vjeç janë. Djathërat me yndyre, ushqimet e konservuara, sallami, panceta apo mortadela mund te konsumohen pas moshës 3 vjeçare dhe ne mënyrë te moderuar. Ushqimet ne kuti te cilët përmbajnë konservant apo ngjyrues si dhe kripa apo sheqeri tepruar duhet te evitohen.
Shtuar më 06/10/2018, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori