Këto ushqime nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të plazhit!
Kur nisemi për palzh ose harrojmë shumë gjëra pa marrë me vete, ose bëjmë zgjedhjet e gabuara në ushqimet që marrim. Ekziston nje listë e saktë dhe e shëndetshme për të zgjedhur ushqimet që vërtet duhen konsumuar në plazh, që ndihmojnë dhe mbrojnë trupin tuaj nga sëmundjet.
Featured image of article: Këto ushqime nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të plazhit! Foto ilustruese 15 Korrik, 2019 14:07

Kur bëjmë një piknik marrim me vete çfarë do ushqimesh që kemi në frigorifer. Por kur është puna për shportën e ushqimeve që marrim në plazh, duhet të bëjmë disa përzgjedhje të tjera, bazuar në disa rregulla. Sepse së pari për në plazh na duhet që shporta të jetë e mbushur më shumë me pije freskuese dhe lëngje të freskëta.

Por sigurisht që nuk duhet harruar dhe më e rëndësishmja rracion bukë për të gjithë pjestarët e familjes që jeni në plazh. Nuk duhet të harroni gjithashtu as patatet, arrat, dhe frutat e thata.

Mbështillni mirë çdo ushqim

Duhet të keni parasysh se duke filluar nga sanduiçët frutat e thata dhe cdo gjë tjetër që keni në shortë është shuëm e nevojshmë që t’i paketoni në rregull, për të evituar bakteret.

Pulë e pjekur

Po ku ka ushqim më të mirë sesa pula e pjekur, e ngrohtë dhe e freskët, për drekën tuaj në plazh.

Mund ta shoqëroni me verë, pije freskuese, ose ose për ne shqiptarët me siguri do shijonte më shuëm me dhallë të freskët.

Mish në hell

Barbeque mund të bëni edhe në plazh, sepse gjithmonë mbetet si pjesë e argëtimit, por më kryesorja ushqim i shijshëm.

Frutat

Pas ushqimit sigurisht që nuk duhet të mungojnë as frutat, të jenë të freskëta dhe të përshtatshme për nëj ditë në plazh. Pjeshkat, nektarinat, mollët dhe rrushi të gjitha këto janë një zgjedhje e mirë dhe e shëndetshme.

Sallata

Sallta është shumë e mirë për t’u konsumuar në plazh, pasi sado të mundohemi nëse e konsumoni drekën në breg e jo në restorant, sa mini kokrra rërë do përfundojën në stomakun tuaj. Në këtë rast sallata ndihmon që rëra të humbasë e të e mos t’iu shkaktojë probleme.
Shtuar më 15/07/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori