Mjeti del nga rruga në Lezhë dhe përmbyset, lëndohet drejtuesja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrile.

Një makinë tip Benz, të cili e drejtonte një grua, ka humbur kontrollin dhe përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.

Për pasojë, drejtuesja e mjetit ka marrë lëndime dhe është dërgur në spital, për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./albeu.com