Këto pajisje në shtëpinë tuaj, duhen pastruar çdo ditë
Të gjithë i gëzohen një shtëpie të rregulluar dhe të pastër, por ndodh që nuk kemi kohë për pastrimin e përditshëm.

Megjithatë, janë disa objekte në apartament me pastërtinë e të ciliave duhet të merremi rregullisht, shkruan Bright Side.

Studimet kanë treguar se leckat për pastrim në kuzhina janë lëndët më të papastra në kuzhinën e secilit, dhe e njëjta vlen edhe për peshqirët që mbajmë në banjë. Meqë i përdorim disa herë në ditë, shpejt bëhen të pistë dhe prandaj duhet të ndërrohen rregullisht.

Në çelësa ka më shumë baktere se tek butonat në ashensorë, edhe pse shumica e njerëzve rrallë kujtohet se edhe ata duhet të pastrohen. Këto pajisje i mbajmë kryesisht në vende johigjienik si xhepat, dhe shpesh ndodh që ata të bien në dysheme, ku "marrin" një sasi të madhe të baktereve.

Edhe pse pastrimi i pllakave në dush ose banjë duket si një punë e madhe, ju gjithashtu mundeni që në shpejtësi t’i fshini me një leckë të thatë pas çdo dushi, dhe kështu me një veprim pak minutash do të parandaloni shumimin e baktereve.

Mënyra më e mirë për dezinfektimin e sfungjerëve për larjen e enëve është futja në furrën mikrovalore. Pas të lani mirë sfungjerin, e futni në mikrovalë për një minutë, me fuqi minimale.

Në mesin e gjërave që duhet të mbahen të pastra në banesë është sigurisht lavamani, i cili është vend jashtëzakonisht pjellor për bakteret.

Mënyra më e mirë për të pastruar dërrasën për prerje është me ndihmën e një përzierje të uthullës dhe ujit - në këtë përzierje lëreni dërasën që të qëndrojë për disa minuta. Një mënyrë tjetër është që dërrasën për prerje e lani drejtpërdrejt me ndihmën e sodës bikarbone dhe ujit.
Shtuar më 26/08/2018, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori