E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Këto janë ushqimet që nuk duhet t'i ndani kurrë me qenushin tuaj
Ju vjen keq kur qeni juaj ju shikon me ato sytë e bukur në momentin që hani, ndaj nuk rrezikoni dot dhe e ndani ushqimin tuaj menjëhëre. Mos e bëni më këtë gabim nga sot e në ditët në vazhdim, pasi do t’I kushtojë jetën qenit dhe kjo do t;ju mërzisë më shumë se sa thjesht momenti I mos ndarjes së ushqimit.

Rrushi: Duken të padëmshme sepse janë fruta në fund të fundit por mund te jetë alergjike për qentë. Nqs veterineri nuk e di arsyene vërtetë të kësaj alergjie nuk do të mund ta shpëtojë atë.

Avokado: Jo çdo gjë që I bën mirë organizimit të njeriut I bën edhe kafshëve. Avokadot përmbajnë persin, e cila mund të jetë toksike për qentë. Është dhe në lëkurëne tyre dhe në pjesën e tulit të frutit, kështu që ju duhet të mbani qenushin tuaj larg.

Kockat e mbetura: Vetëm sespse kockat janë ushqimi I preferuar I qenve nuk do të thotë që çdo kockë është e mirë për të. Kockat e pulës janë shumë të rrezikshme pasi janë lehtësisht të thyeshme dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme pë ata.

Çokollata: Disa njerëz ende nuk e dinë se çokollata është jashtëzakonisht toksike për mikun më të mirë të njeriut. Është më keq për disa raca sesa të tjerat.

Hudhra: është shumë toksike për miqtë tanë të mbuluar me qime. Hudhra mund të krijojë anemi tek qentë, duke shkaktuar efekte anësore të tilla si mishi i zbehtë, dobësimi dhe kolapsi.
Shtuar më 15/07/2019, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori