Këto janë mitet e gabuara për rrezet e diellit
Ndonjëherë dëshira për të marrë rreze sa më shpejt dhe për një periudhë të shkurtët kohore, na bënë të kryejmë disa gabime fatale, që mund të përfundojnë me probleme serioze.

Disa nga mitet për rrezet e diellit, që janë të gabuara dhe ne i kemi besuar deri tani janë:

Nëse vendosni krem kundër diellit nuk nxiheni- Shumica prej nesh mendojmë se nëse përdorim krem kundër diellit nuk do të rrezitemi. Ky fakt nuk qëndron, për shkak se rrezet ultra vjollcë të diellit janë shumë të forta dhe një krem nuk mund t’i ndalojë ato të depërtojnë në lëkurë.

Nëse rrini nën çadër nuk nxiheni- Sipas shumë studimeve, një çadër e plazhit nuk mund t’iu mbrojë nga dielli, për shkak se rrezet e diellit reflektohen nga rëra.

Dielli i shëron aknet- Kjo mund të quhet si pjesërisht e vërtetë, për shkak se lëkura të ndryshme kanë reaksione të ndryshme ndaj diellit. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ekspozimi ndaj diellit vetëm do t’i përkeqësojë aknet.

Mitet e tjera të gabuara rreth nxirjes janë: solari është njësojë si të marrësh ngjyrë nën rrezet e diellit, një bluzë e hollë të mbron nga dielli dhe për t’u nxirë si fillim duhet të digjemi.
Shtuar më 17/07/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori