Këto janë çiftet që mund të kenë binjakë
Pëlqej
Është momenti të hetoni në lidhje me historinë tuaj familjare, është momenti të kuptoni se cilat janë metodat apo faktorët që ndikojnë në rritjen e mundësisë për të ngjizur binjakë!

Historia e familjes tuaj: këtë duhet ta kërkoni në familjen tuaj dhe jo të bashkëshortit tuaj, pasi mundësinë për të prodhuar vezë e keni ju dhe jo ai. Stili i jetesës: nëse jeni grua që keni konsumuar më shumë një dietë me pak yndyrë dhe shumë perime keni më pak mundësi për të ngjizur binjakë krahasuar me një grua që ka konsumuar për shembull qumësht me yndyrë të plotë.

Numri i fëmijëve që tashmë keni: sipas ekspertëve edhe numri i fëmijëve që tashmë keni ndikon në rritjen e mundësive për të ngjizur binjakë (sa më shumë fëmijë aq më të larta do të jenë mundësitë). Gjithashtu në këtë ndikon edhe aftësia juaj për të ovuluar, pra nëse në shtatëzanitë e mëparshme keni ngelur shpejt, keni një ovulim të mirë dhe për pasojë më shumë shanse për binjakë.

Mosha e nënës: zakonisht mosha që favorizon më tepër ngjizjen e binjakëve është ajo midis 30 dhe 40, kjo pasi gruaja në këtë moshë mund të lëshojë më shumë se një vezë në muaj.Fertilizimi In Vitro (IVF): kjo është një metodë që favorizon së tepërmi mundësinë për të ngjizur binjakë, duke qënë se gruas i jepen shumë medikamente që stimulojnë ovulimin dhe prodhimin e vezëve.
Shtuar më 18/08/2018, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori