Sulmohet me thikë shefi i policisë në Strugë

Është goditur me thikë shefi i policisë në Strugë, Dritan Ajro.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa siç mësohet, Ajro është jashtë rrezikut për jetën.

Informacionin për KlanM e kanë konfirmuar edhe nga MPB, prej ku thonë se sulmuesi është arrestuar.

“Sot (28.07.2023) rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga NJPB Strugë kanë privuar nga liria S.N. (44) nga fshati Veleshtë i Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me një send të mprehtë e ka sulmuar DA (46) nga Struga. D.A është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku konstatohet se ka lëndime të rënda. Kundër sulmuesit do të bëhet kallëzim përkatës penal në koordinim me prokurorin publik”, thonë nga MPB./KlanM