Talenti i Arsenalit hyn në historinë e Premier League, bëhet lojtari më i ri që debuton në Angli

Arsenali është skuadra që udhëheq kampionatin anglez, teksa ditën e djeshme ia doli të fitonte me shifrat 3-0 ndaj Brentford.

Por në këtë takim një lojtar i “Topçinjve” ka hyrë në historinë e Premier League. Bëhet fjalë për të riun, Ethan Nwaneri, i cili është bërë lojtari më i ri që ka debutuar në kampionat.

Me vetëm 15 vjet e 181 ditë, lojtari i lindur në 2007 shkruajti historinë pasi hyri në lojë në minutën e 92’-të të takimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 11:50