Florentino Perez puth Zidane, por injoron Mbappen

Topi i Artë ka qenë i mbushur me takime shumëtë veçanta që kanë ndodhur në korridoret dhe tezgat e teatrit “Chatelet”.

Takimi që ra më shumë në sy ishte ai i Florentino Perez, presidentit të Realit dhe Zidane, ish-trajnerit. Por nuk mund të lihet pas ftohtësia që ka treguar Perez ndaj Kylian Mbappe. Në merkaton e verës, Florentino Perez po bënte gjithçka për të sjellë francezin në Madrid dhe në momentin që transferimi ishte shumë afër, Mbappe refuzoi Realin për milionat e ofruara nga presidenti i PSG-së.

Ata kanë qenë për të paktën dy orë në një ambient të përbashkët, por nuk kanë shkëmbyer pothuajse asnjë shikim.

Nga ana tjetër, Florentino Perez përqafoi dhe puthi me dashuri të madhe Zidanin. Ishte një përshëndetje e përzemërt mes të dyve, ku Perez tregoi edhe një herë dashurinë e madhe për Zidane, një nga trajnerët dhe lojtarët më të suksesshëm të Real Madrid./h.ll/albeu.com