Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys në Bulqizë, plagosen lehtë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Bulqizë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjet, kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 14.06.2023 14:07