Këtë verë përdorni këto parfume dhe do tërhiqni gjithë vëmendjen e njerëzve
Pëlqej
Parfumi është një nga karakteristikat më të veçanta të njeriut. Një veshje harrohet, një aksesor po ashtu, por një njëri kurrë nuk mund të harrojë aromat. Ato janë të vetmet që ngacmojnë memorien dhe shqisat e njeriut në mënyrën më të shpejtë të mundshme. E ndërsa vjen vera, përveç garderobës, ju duhet të ndërroni edhe aromat e rënda të dimrit. Që aroma juaj në verë t’i kujtoj të tjerëve parajsën, zgjidhni këto parfume si më poshtë:

1 – Le Jour Se Léve (Louis Vuitton) – Kjo aromë ju transporton menjëherë në kopshtet me pemë mandarine. Do ndiheni sikur mbani me vete një shportë me qitro të freskëta, të sapo këputura. E freskët dhe e ëmbël në një ditë të nxehtë vere.

2 – Just Like Heaven (Tory Burch) – Ky parfum është një domosdoshmëri. Ka aromën e freskët të luleve, dhe ashtu siç ka emrin ashtu do ju bëjë të ndiheni. Është për njerëzit sentimental dhe pasionant, pasi ka një ëmbëlsi e cila do ju bëjë të paharrueshëm.

3 – Candy Sugar Pop (Prada) – Me këtë parfum do të jeni padyshim qendra e vëmendjes. Me një aromë e cila nuk kalon pa u vënë re. Ka erë të ëmbël, por është nga ato ëmbëlsi që do bëjë të kthehen shumë koka.

4 – Daisy Love (Marc Jacobs) – Daisy është padyshim parfumi që çdo femër duhet të ketë. Daisy ka një parfum për çdo stinë, por Love është padyshim për verën. Do ju japë ndjesinë e relaksimit në hije ku përballë keni plazhin. Sensuale dhe të sigurta.

5 – Romance Rose (Ralph Lauren) – Kush e ka provuar sagën e Romance e di mjaft mirë se çfarë do të thotë. Në verë zgjidhni Rose, dhe do ndiheni më e freskët se kurrë.
Shtuar më 24/05/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori