Kërcënime me eksploziv dhe gaz nervor në Mal të Zi, ekvakuohen disa institucione

Disa institucione në Mal të Zi janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të mesazheve kërcënuese të marra përmes e-mailit

E-mailet kanë mbërritur në adresat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Mbrojtjes, si mediat, se kërcënime se janë vendosur bombola me gaz nervor si dhe eksploziv, në Podgoricë, Tivar, Budva dhe Kotorr.

Kërcënimi, serioziteti i të cilit është duke u hetuar nga policia, ka treguar edhe vendndodhjen e saktë; Gjykata e Lartë, Themelore dhe për Kundërvajtje në Podgoricë, Gjykata Themelore në Tivar, Gjykata për Kundërvajtje në Budva dhe Kotorr, si dhe Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave në Podgoricë.

Në Podgoricë është evakuuar objekti ku ndodhet prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë.

Këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me publikun në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, Marija Rakoviq, ka konfirmuar për “Vijesta” se objekti i asaj gjykate është evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të kërcënimeve të dërguara në MPB. Seancat në atë gjykatë janë shtyrë deri në përfundimin e hetimeve policore.

Një raport për vendosjen e një lënde shpërthyese ka mbërritur në polici edhe për kompleksin TQ Plaza në Budva. “Vijesti” konfirmon se policia ka urdhëruar evakuimin e Gjykatës për Kundërvajtje, degës së MPB-së, Organizatës Turistike dhe Sekretariatit për Veprimtari Sociale, zyrat e të cilave ndodhen në TQ Plaza.

“Policia po ndërmerr të gjitha aktivitetet brenda juridiksionit të saj në lidhje me raportimet për mjete shpërthyese të vendosura në disa institucione në Mal të Zi. Publiku do të informohet me kohë për rezultatin,” shkroi Administrata e Policisë në Twitter.


Shtuar 9.06.2023 10:14