Kryeplaku i fshatit në Korçë i përdhunoi vajzën, flet nëna: E gjetëm djalin në shtëpi, ishte i pirë

Ka folur për mediet nëna e 23-vjeçares që u përdhunua nga kryeplaku i fshatit Rahovë në Korçë, Ervis Rrapo.

E ëma ka thënë se në momentin që ka ndodhur përdhunimi i të bijës, ajo bashkë me të shoqin kishin shkuar në arë, ndërsa vajzën e kishin lënë në shtëpi.

Më tej ajo rrëfen se kur burri është kthyer në shtëpi ka gjetur kryplakun të zhveshur në korridor dhe në gjendje të dehur.

Rrëfmi tronditës i nënës së 23-vjeçares

“Ishim në arë. Vajzën e lamë në shtëpi. Erdhi burri dhe gjeti djalin të zhveshur në korridor. Ai ishte i pirë. Vajza më tha se gjithçka ndodhi pa dëshirën e saj. Kur e gjeti burri në shtëpi, ai iku me vrap. Burri e ndoqi që të sqaroheshin, por ai na ofendoi. Me djalin nuk takoheshim më parë, kishim hyrje dalje si të gjithë fshatarët. Nuk kemi pasur konflikte më parë. Vajza nuk është mirë, është tronditur.”

/albeu.com/