Këshillë për pastrimin e poreve të fytyrës
Nëse nuk keni kohë apo para për të shkuar në qendër estetike atëherë dueht të ndiqni këtë rrugë për të pastruar poret e fytyrës. Merrni një pjatë të vogël në të cilën vendosni: një lugë xhelatinë, një lugë qumësht, futini në mikrovalë për 15 sekonda, deri sa masa të jetë e shkrirë.

Më pas me një furçë kozmetike shpërndani nëpër fytyrë, e me theks të veçantë mbi hundën tuaj, duke u siguruar paraprakisht që masa nuk është tepër e ngrohtë për të përballuar fytyra juaj e po ashtu duke ruajtur pjesët rreth syve.

Duhet të prisni 10 minuta për të parë më pas rezultatin. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori