Këshillat për një jetë të lumtur në çift
Pëlqej
Të gjithë kërkojnë lumturinë. Vështirë të thuhet nëse e ka gjetur dikush, megjithatë ja disa këshilla se si të keni një jetë të lumtur në çift.

Zhvilloni një vizion realist te marrëdhënies
Është e nevojshme të kuptoni që në fillim te lidhjes, se nuk do të jetë e njëjta gjë në pafundësi. Nuk do të jetë fushë me lule.

Punoni mbi marrëdhënien
Si një kopsht i cili ka nevojë të ujitet, me kujdesje të vazhdueshme dhe konstante, edhe lidhja kërkon investim të kohësh, mendimit, ndjenjave.

Kaloni kohë së bashku
Nuk ka asgjë që të zëvendësojë kohën e kaluar me partnerin. Është e këshillueshme, në fakt, t'i dedikosh një pjesë të kohës marrëdhënies për ta forcuar atë.

Shfrytëzoni në maksimum diferencat
Me rutinën e përditshme, jeta ne çift mund të bëhet një zakon duke harruar edhe atë pjesë qe ju tërheq më shume tek ai. Ju duhet të ndaloni dhe të mendoni, të reflektoni tek gjërat e mira që ju bëjnë të ndryshëm, por të përputhshëm.

Merrni kohë për veten
Të kultivoni një hobi dhe pasionet tuaja, mund të jetë një ndër sekretet për të mbajtur një lidhje të gjatë, e cila mund t’u kujtojë sesa e rëndësishme është "gjysma" juaj dhe e kundërta.

Komunikoni
Mungesa e komunikimit, është një ndër arsyet e para pse një lidhje dështon. Te dëgjosh dhe te ndash eksperiencat duke dialoguar me tjetrin, përveçse ju ndihmon në rritjen personale, është dhe një gjest altruizmi qe duhet t'ju shoqërojë gjatë lidhjes.

Ndershmëria është kryesore
Mosbesimi është një nder arsyet qe thyen një lidhje, pasi kjo lidhje thyhet, për ta rindërtuar atë do t’u duhet shume kohe dhe sigurisht nuk mund të kthehet si më parë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori