Këshillat e duhura për shmangien e ënjtes së këmbëve
Këmbët janë një pjesë e rëndësishme në trupin tonë me të cilat ne duhet të kushtojmë një kujdes të veçantë është e rëndësishme që ne herë pas here të zbatojmë këshillat e duhura për një shëndet sa më të mirë të tyre.

Fryrja e këmbëve është një fenomen që ndodh për arsye të ndryshme të cilat fryhen për fryhen dhe zgjerohen kur nuk janë mbështetur siç duhet, apo këpucët nuk janë të përshtatshme. Shpesh thuhet se janë takat ato që shfaqin këto probleme, por që në të vërtetë këpucët apo sandalet e sheshta të verës mund t'ju sjellin probleme për këmbët tuaja.

Këto sandale të sheshta nuk e lejojnë këmbën të formojë harkun e saj, duke sjellë një ecje jo normale, dhe dhimbje të këmbëve, të gjunjve, madje, deri edhe tek dhimbja e shpinës.

Për të patur këmbë sa më të shëndetshme gjatë verës është e rëndësishme që të ndiqni këto këshilla kryesore si:

Bëni testin e "këmbës funksionale"
Merrni një copë letër dhe teksa jeni ulur, bëni një skicë të lehtë të këmbës duke prekur letrën, testin përsëriteni në të njëjtën copë letre, duke qëndruar në këmbë dhe duke peshuar me gjithë peshën e trupit. Këmba juaj do të zgjerohet, teksa ushtroni më shumë peshë. Sa më shumë zgjerohet këmba, aq më shumë rrezikoni nga "përhapja e verës".

Shtrëngoni këmbën
Vishni këpucë të mbyllura apo atlete që shtrëngojnë këmbën tuaj, ky është një veprim që ju mund ta bëni më shumë gjatë qëndrimi tuaj në shtëpi.


Blini këpucët e duhura për verë
Është e rëndësishme që gjatë verës ju të blini sandale me pak takë, dhe një harkim të shputës, dhe jo të sheshta fare. Gjatë ditës këmba ka tendencë të zgjerohet, falë gravitetit.

Ruhuni nga "këpucët e këqija"
Edhe këpucët e sheshta, dhe ato që quhen balerina mund të japin probleme afatgjatë të shëndetit. Edhe pse këmbët tuaja mund të jenë të forta dhe të shëndetshme, zgjedhjet e këqija duhet të evitohen.

Zbusni në mënyrë natyrale ënjtjen e këmbëve
Kremrat e ndryshme që lehtësojnë dhimbjet natyrale të këmbëve përmbajnë arnica, calendula, cayenne dhe mente. Ato ju ndihmojnë shumë për t'u ruajtur nga përhapja e verës.

Uji i tepërt
Ënjtja është dhe një problem metabolizmi dhe hidratimi, dhe jo një problem këmbësh. Këshilla më e mirë është të pini sa më shumë ujë, të hani sa më pak të kripura, gjatë ditës mbajini këmbët lart, dhe vishni çorape që nuk ju ngushtojnë shumë. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2015, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori