STATISTIKAT/ Ministria ruse e Mbrojtjes: 150 shqiptarë shkuan në Ukrainë të luftonin, 42 janë vrarë

Ambasada ruse në Tiranë ka bërë publike një raport nga Ministria e Mbrojtjes për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë.

Pjesa e kësaj liste është edhe Shqipëria me Kosovën.

Nga Shqipëria sipas statistikave prej 24 shkurtit kur ka nisur lufta kanë shkuar 150 luftëtarë. Nga këto 42 janë vrarë, 40 të tjerë janë depërtuar dhe 68 vazhdojnë të luftojnë në Ukrianë.

Nga Kosova, referuar statistikave nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, janë: 156 luftëtarë, 61 janë vrarë, 60 janë deportuar dhe 35 po luftojnë ende./albeu.com