Si të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e diellit
Tashmë ditët janë gjithmonë e më të nxehta dhe dermatologët kanë disa këshilla për të na dhënë. Ata këmbëngulin se lëkura është shumë e rëndësishme dhe se duhet mbrojtur me kujdes. Ja disa prej këshillave të tyre.

Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktor mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët, dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni.

Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë ose pas notit, si të nevojitet. Përdorni kapele që të bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës.

Mbroni sytë që të parandaloni kataraket e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose raste të goditjeve nga dielli është shumë i lartë.

Mbajini fëmijët në hije të veshur lehtë me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët. Një kapele me vrima është e domosdoshme. Vajrat për të vegjlit nën gjashtë muaj nuk rekomandohen. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese janë nga ora 11-16.

Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli,dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit.

Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori