Këshilla për mobilimin e shtëpisë pa shumë para
Të kesh ndërmend të arredosh nga e para një shtëpi, mund të të kushtojë shumë, por kjo nuk do të thotë që të duhet të mbysësh kreativitetin tënd dhe entuziazmin. Për shembull, për ata që ndërrojnë shpesh qytet dhe shtëpi, arredimi i kësaj të fundit mund të jetë rraskapitëse nga këndvështrimi ekonomik.

Në këtë mënyrë është e nevojshme të gjendet një mënyrë për të shpenzuar sa më pak të jetë e mundur. Mobiliet vështirë t’i gjesh me çmim ekonomik, sidomos ato më cilësoret dhe të firmave të njohura.

Kështu që, pjesa më e madhe e njerëzve i drejtohen mobilieve të përdorura, gjë që të lejon të arredosh shtëpinë me cilësi dhe shije pa shtrëngime të mëdha ekonomike. Sigurisht, të gjesh mobilje të përdorura në përshtatje me shijet e tua dhe preferencat kërkon kohë.

Le të shohim disa këshilla për të përballuar këtë situatë; të arredosh shtëpinë me kosto të leverdisshme shkruan Living.

Sigurohu që të kesh:

E rëndësishme është të vësh në punë kreativitetin që gjithseicili prej nesh e ka.Të gjithë kemi një stil tonin dhe dëshirë për të ndryshuar e rinovuar.

Një avantazh I madh do të jetë: zgjedhja e divanëve dhe e kolltuqeve në një ngjyrë neutrale ose të bardhë. Pastaj për të ndryshuar pamjen mjafton të kombinosh jatëqet ose aksesoër të tjerë me ngjyra të ndryshme.

arredosh në stilin”vintage” të vjetër. Në dyqanet e mobiljeve të përdorura ka shumë mundësi të gjesh mobilje të këtij stili. Ndrysho ngjyrat; lyej mobiljet dhe muret dhe me disa zbukurime të tjera përreth do të të duket shtëpia si e re.

Personalizimi i mureve: dikur moda ishte që muret e të gjithë shtëpisë të kishin të njëjtën ngjyrë, por me idetë moderrne dhe pak fantazi, është e mundur t’i japësh kretivitet dhe të krijosh një temë për seicilën dhomë. Thjesht duke personalizuar muret. Jepi ngjyra të ndryshme seicilës dhomë ët shtëpisë tënde. Ndrysho vendndodhjen e mobiljeve. Ndrysho mbulesën e divanëve, të këndit a kolltuqeve. Ndrysho centrot e mobiljeve, mbulesën e tavolinës, përdet.

Përdor aksesorë të ricikluar. Fryma e të treguarit të historive përmes objekteve që i ka patur dikush, të krijon tjetër atmosferë në shtëpi.

Me pak fantazi, mund të kesh përherë një pamje të re të shtëpisë tënde të vjetër! /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori