Këshilla për kujdesin ndaj dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve
Dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëv kanë nevojë për shumë përkujdesje dhe më e rëndësishmja, një rutinë personale. Lexoni këshillat e mëposhtme për më tepër informacion:

Higjiena rutine e gojës

Është e rëndësishme që të bëhet zakon pasja e një higjiene të mirë të gojës duke përdorur furçën dhe fillin dentar çdo ditë.

Larja e dhëmbëve

Dhëmbet duhet të lahen të paktën dy herë në ditë. Përdorni furçë me fije të buta. Koka e furçës duhet të jetë aq e vogël sa të futet në të gjithë pjesët e gojës.

Furça si rregull duhet të ndërrohet çdo 3-4 muaj. Shumë njerëz mendojnë se një furçë elektronike kryen një pastrim më të mirë prandaj ato janë bërë kaq shumë popullore kohët e fundit. Është e këshillueshme që të përdoret një pastë dhëmbësh që të përmbajë fluorid (fluoride ndihmon në parandalimin e kariesit).

Filli dentar

Filli dentar duhet të përdoret të paktën një herë në ditë pasi të lahen dhëmbët. E preferueshme është dy herë në ditë.(Shumë njerëz të cilët nuk e kanë përdorur më parë habiten se sa shumë copëra mund të hiqet duke përdorur fillin dentar si suplement i furçës)

Çfarë mund të bëni tjetër?

Zakonisht masat e mësipërme janë të mjaftueshme. Por:

-Shumë njerëz përdorin gjithashtu gargara antiseptike çdo ditë për të parandaluar sëmundjet. Për individët që nuk janë të aftë të përdorin furçën e dhëmbëve gargarat antiseptike luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve.

-Gjuha mund të pastrohet pasi të lani dhëmbët. Ky veprim mund të kryhet me anë të furçës së dhëmbëve ose me anë të disa furçave të veçanta për gjuhën.

-Në qoftë se jeni duhanpirës duhet të keni si qellim lënien e duhanit. Pirja e duhanit është faktor risku për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

-Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Evitoni ushqimet dhe lëngjet që kanë përmbajtje të madhe sheqeri. Sheqernat janë ushqim për bakteriet i cili me vone kthehet në acid nga këto tëe fundit duke shkaktuar karies. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori