Këshilla gjatë shtatzënisë
Pëlqej
Për shkak të shtatzënisë, kjo është koha kur edhe lëkura provon shumë ndryshime. Është e rëndësishme të dini se lëkura juaj reflekton mënyrën sesi ushqeni trupin tuaj.

Mjekët këshillojnë që në pjesën më të madhe të kohës, gjatë shtatzenisë, duhet t’i jepni trupit vitaminat e nevojshme, përmes frutave e zarzavateve, të nevojshme edhe për rigjenerimin e lëkurës suaj.

Përdorni gjalpin e kakaos. Gjalpi i kakaos ka përbërësit që ju ndihmojnë ta mbani lëkurën të rigjeneruar dhe të ruani elasticitetin e saj.

Lëkura do të shtriqet gjatë nëntë muajve dhe duke parandaluar tharjen, gjalpi i kakaos do të bëjë që ajo të vejë në vend. Këshilla që vlen para dhe pas shtatzënisë është edhe gjumi. Gjumi ndihmon në rigjenerimin dhe zhvillimin e qelizave të reja. Ju do të lodheni më shpesh se zakonisht dhe do të keni nevojë për pushim, si ju ashtu edhe fëmija juaj. Kjo është koha kur pastroheni edhe nga qelizat e vdekura. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori