Kërpudhat ideale për një dietë të shëndetshme
Kërpudhat klasifikohen në grupin e ushqimeve mjaft të shëndetshme për organizmin, pasi kanë vlera të larta ushqyese, kanë pak kalori dhe zotërojnë veti të mëdha terapeutike. Ato cilësohen si një ushqim i mirë për dobësim.

Kërpudhat përmbajnë proteina dhe disa vitamina shumë të rëndësishme për organizmin, si: grupi i vitaminave B, grupi C; disa minerale, si: kalciumi, hekuri dhe fosfori; përmbajnë një formë të yndyrnave e quajtur sterol, e cila është një komponentë mjaft e rëndësishme në pengimin e organizmit për të absorbuar kolesterolin.

Për të pasur një dietë efikase provoni këtë dietë për një periudhë 1 - 2 javë.

Mëngjesi: 250 gr. kërpudha të fërguara me gjalpë dhe limon (10 gr. gjalpë; 10 gr. limon), kafe ose çaj me qumësht dhe një gotë me lëng portokalli, gejpfruti ose një gotë ujë me lëng limoni.

Dreka: 200 gr. perime të ziera, 80 gr, fruta, 50 gr. bukë e zezë (rekomandohet buka integrale), kafe me qumësht.

Darka: 100 gr. perime të ziera, një gotë çaj jeshil.

Një dietë e cila është dhumë e shëndetshme dhe ju ndihmon për një rënie në peshë. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori