Gjendet e varur brenda banesës së saj në Pogradec një grua

Një grua 81-vjeçare është gjetur e varur në shtëpinë e saj.

Ajo ka ndërruar gjatë transportimit në spital.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, rreth orës 18:55, në Spitalin e Pogradecit ka mbërritur e pa jetë, shtetasja S. Sh., 81 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila është gjetur nga familjarët e saj e vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/