Në tregun amerikan janë prezantuar këpucët e para të pajisura me
sistemin për pozicionim global, dedikuar për
personat që vuajnë nga sëmundja
Alhajmer.
Kontingjenti i parë prej 3.000 palësh, të prodhuara në kompaninë “GTX Corp” tashmë është dërguar në një shitore këpucësh në Los Anxhelos.
Këpucët, çmimi i të cilave sillet rreth 300 dollarë, do të mundësojnë që me ndihmën e kompjuterit të gjendet lokacioni i personave “të humbur”, të cilët vuajnë nga
Alhajmer.
Këto këpucë nuk dallojnë nga këpucët tjera, përveç asaj se në thembër kanë të vendosur
sistemin GPS.
“Këpucët janë të përshtatshme për
personat në fazën e hershme të sëmundjes, dhe të cilët jetojnë vetëm dhe janë të ekspozuar ndaj rreziqeve”, ka thënë Endru Karli nga Universitetit “Xhorxh Mejson” në Virxhinia, i cili ka marrë pjesë në realizimin e projektit.
Mbi pesë milionë amerikanë vuajnë nga
Alhajmer, ndërsa pritet që ky numër të katërfishohet në vitet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2011,
ora 11:25