Keni thinja, mësoni çfarë i shkakton
Shumë njerëz i konceptojnë thinjat si diçka negative, shqetësim që është pasojë e një stresi apo traume. Dhe ka histori të tilla të njerëzve që janë gdhirë me kokë të bardhë pas një ngjarjeje të tmerrshme.

Por ekspertët po mundohen t’i largojnë këto frikëra duke u shprehur se flokët tona thinjen si fillim duke u varur nga gjenetika jonë, pra siç e kemi në trashëgimi nga prindërit. Sidoqoftë, vitet e fundit të kërkimit nga shkencëtarët e kanë rihapur bisedën. Ndërsa ende nuk arrihet të shpjegohet, shumë besojnë tani se stresi mund të shkaktojë një rrjet reagimesh që ndikon në mënyrën se si folikula e flokut transmeton melaminën, pigmentin që ngjyros flokun. Kërkuesit po shikojnë dhe për rolin e radikaleve të lira, që janë hormone që prodhojmë kur jemi nën stres, dhe studimet duket se po provojnë që ato mund të bllokojnë sinjalin që i thotë folikulës së flokut të thithë pigmentin ngjyrues.

Ekspertë të tjerë thonë se ngjarjet stresuese apo traumatike mund të ndalojnë përkohësisht rritjen e flokut. Më pas folikula e flokut “zgjohet” dhe fillon të prodhojë sërish dhe shumë flokë rriten në të njëjtën kohë, duke bërë të duket sikur shumë flokë të bardhë kanë dalë në të njëjtën kohë.

Të dhëna të tjera: Mënyra se si flokët tuaj zbardhen ka më shumë mundësi që të ndjekë ritmin që ka ndjekur tek prindërit tuaj. Sidoqoftë, nëse dyshoni se stresi po ju bën të thinjeni para kohe, kujdesuni të menaxhoni ngjarjet stresuese. Njerëzit që kanë përjetuar një ngjarje traumatike dhe që besojnë i ka bërë të thinjen thonë se më pas flokët janë kthyer në ngjyrën e tyre të mëparshme.

ǒtë bëni: Nëse besoni se stresi apo trauma ju ka thinjur, mundohuni të punoni me stresin tuaj. Joga, tai çia dhe meditimi janë një mënyrë e efektshme kundër stresit.



Shtuar më 08/11/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori