Keni qime të zeza në gjuhë? Mësoni se çfarë janë
Pëlqej
Kur dr. Yasir Hamad dëgjoi se një pacientes i ishte bërë gjuha e errët, ai kërkoi që ta kontrollonte personalisht atë.

Pasi e kontrolloi, rezultoi që gruaja ishte prekur nga një gjendje e quajtur “qime të zeza” në gjuhë, ku pavarësisht emrit, nuk është se ka ndonjë lidhje me qimet.

Ato në fakt janë si puçrra të vogla në gjuhë, të quajtura papilae, që zhvillohen dhe marrin ngjyrë të errët. Zakonisht ato janë 1 milimetra, megjithatë, ka pasur raste kur madhësia e tyre ka shkruar edhe në 12-18 milimetra.

Pasi zhvillohen, ato grumbullojnë grimca të vogla ushqimesh, dhe çojnë në zhvillimin dhe përhapjen e baktereve dhe mikrobeve në gjuhë.

Qimet e zeza në gjumë janë një efekt anësor jo i dëmshëm i disa ilaçeve, por mund të lidhen edhe me duhanpirjen, higjienën e dobët orale ose disa gjendje të caktuara mjekësore. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori