Ish-ministri socialist për policët pa numër identifikimi: Fotografojini, mund të jenë kriminelë!

Detaji që shkaktoi jo pak shqetësim gjatë protestës së Teatrit, ishte fakti se efektivët nuk mbanin në uniformën e tyre numrin e identifikimit, duke e bërë kështu të pamundur identifikimin e tyre nëse ushtronin dhunë ndaj qytetarëve.

Kastriot islami, ish-ministri socialist ka bërë një status të gjatë në profilin e tij zyrtar në Facebook ku ka shkruar për këtë gjë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të fotografojnë të ashtuquajturit efektivë me uniformë pa numra.

Ndër të tjera, ai presupozon se këta individë mund të jenë persona me rekorde kriminale të maskuar si policë për të instaluar diktaturën në vend, apo edhe ata që futen në mënyrë anonime në rrejtët sociale për të kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të ndyra.

Postimi i plotë:

Urgjent dhe shume e rendesishme! Te nderuar miq, Ju ftoj juve ne nismen per te fotografuar me ndihmen e celularit tuaj te gjithe pòlicët e pòlicet qe nuk mbajne mbi uniforme as numrin dhe as numrin e identifikimit… Me e mira eshte qe ti fotografoni duke ruajtur qetesine sa here ju ndalojne edhe sikur tju duken pòlice te “rregullt”…

Shenim: me shume gjasa Rama dhe Lleshaj kane “veshur” ne menyre antiligjore individe me rekorde kríminale si pòlicë “vajza” si pòlice qe diten dalin pa numer identifikimi per te terrorizuar qytetaret kurse naten po te njejtat “vajza” futen ne emra anonime ne fb, rrjetet sociale e portale per tju kercenuar e ofenduar me fjale te ndyra. Keto jane shenjat e nje diktature qe po jep shpirt…Kete emsazh shperndajani te gjithe miqeve tuaj ne fb, ne ëhat-s up, ne portale dhe kudo… Me respekt, Kastriot Islami, 26 maj 2020″. /albeu.com/


Shtuar 26.05.2020 10:27