Kek me kakao dhe biskota
Pëlqej
Përbërësit:

1 filxhan çaji biskota të copëtuara
1 filxhan qumësht
2 filxhanë miell
3 vezë
2 filxhanë sheqer
1 filxhan gjalpë i shkrirë
2 lugë kafeje sodë buke
2 lugë gjelle kakao
2 lugë çaji kanellë
Arrë kokosi (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Në një tas shtojmë miellin, sodën e bukës, biskotat e copëtuara dhe i përziejmë mirë.
Në një enë tjetër shtojmë vezët dhe i rrahim sëbashku me sheqerin për rreth 7 minuta me mikser apo me një pirun.
Më pas në të shtojmë kanellën, kakaon, qumështin dhe gjalpin e shkrirë.
I përziejmë dhe shtojmë pak nga pak miellin e përzier me sodë buke dhe biskota.
Lyejmë formën e kekut me pak vaj, e spërkasim dhe me pak miell dhe në të hedhim brumin e përgatitur.
E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 170 gradë për rreth 40 minuta.
Mund ta dekoroni me arrë kokosi kur ta servirni. /shije.al/
Shtuar më 24/09/2017, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori