Kek i shpejtë me kumbulla të freskëta
Pëlqej
Koha e përgatitjes – 10 minuta Koha e pjekjes – 40 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 24/26 cm:
300 g miell
90 ml qumësht •
1 bustinë sodë për ëmbëlsira •
150 g sheqer •
3 vezë•
60 ml vaj luledielli ose 80 g gjalpë i tretur i vakët •
kumbulla të ëmbla •
një majë thike kripë •
një grusht boronica – nuk janë të domosdoshme

Përgatitja:

ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1Në një tas, hedhim miellin dhe sodden me sitë, shtojmë sheqerin, kripën, vajin, qumështin dhe vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun në një tas të vogël. I përziejmë tani të gjithë përbërësit me rrahësen e vezëve me dorë ose lugë druri, derisa të përftojmë një masë homogjene.

2Shtojmë kumbullat e prera në 4 pjesë ose në feta nëse janë të mëdha, i përziejmë me brumin dhe më pas e hedhim në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell. Shpërndajmë sipër boronicat dhe e pjekim për rreth 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dale e pastër. /living.al/
Shtuar më 10/09/2017, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori