Katër oficerë policie për të vrarë një merimangë në SHBA (FOTO-LAJM)

Frika dhe tmerri ndaj merimangës ka bërë që një adoleshente t'i telefonojë policisë për ndidhmë. Policia në Portland, Oregon, nuk ka ngurruar te gjendet në shtëpinë e adoleshentes Makenna Sewwell.

Sewell vuan nga distrofia muskulare dhe për pasojë është e “lidhur” në një karrike me rrota.

“Unë jam vetëm në shtëpi dhe ka një merimangë të madhe në pjesën e pasmekolltukut tim”, ishin fjalët e adoleshentes kur po fliste në telefon me operatorin e policisë.

Ndërsa policët pasi mbërritën në shtëpinë e saj, thanë se merimanga kishte madhësinë e një topi bejzbolli. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori