Leku shkon te leku/ Tifozi i “çmendur” i lë gjithë pasurinë Neymar-it

Pasuria marramendëse e futbollistiti Neymar po shtohet edhe më tepër, sepse një fans i çmendur pas tij po i lë testament të gjithë pasurinë.

Sipas mediave braziliane, me vullnetin e tij të lirë tifozi ka shkruar një testament ku i lë futbollistit të gjithë pasurinë.

“Unë nuk kam asnjë person të cilit mund t’ia lë gjërat e mia. Unë nuk dua qeverinë ose ndonjë të afërm të m’i marrë, kështu mendova se Neymari do të ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh tifozi.

Shumë persona e kritikuan, duke thënë se pasurinë e tij mund t’ia jepte një personi që vërtetë do të kishte nevojë dhe jo futbollistit. Megjithatë, mbetet të shohim në të ardhmen nëse Neymar do ta çojë ‘pasurinë’ e tifozit për një kauzë të mirë.