Ndërsa pasuria personale e
Mark Zuckerbergut është 33.3 miliardë dollarë, paga
mesatare e
punëtorëve të tij nuk është për t’u nënvlerësuar.
Sipas të dhënave të hulumtimit nga Glassdoor, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.
Inxhinierët e programeve të gjigantit të mediave sociale marrin pagë
mesatare prej 183.397
dollarëve. Vlera e Facebook-ut është aktualisht 200 miliardë dollarë, gjë që tregon se pagat e 8.348
punëtorëve janë goxha mbresëlënëse, transmeton Lajmi.net.
Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit:
Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin. Ky rrjet social së shpejti u zgjerua në universitetet tjera amerikane dhe më pas u bë një fenomen botëror.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 17:28