Kaq mjaftoka për ta zgjatur lidhjen 100 vjet!
Kemi dëgjuar kaq shumë teorira rreth gjërave që duhet të bëjmë për një lidhje afatgjatë sa nuk dimë ç’të besojmë më parë.

Por duket se çelësi për ta mbajtur të gjallë një marrëdhënie të tillë paska qenë shumë më e thjeshtë nga ç’e kemi menduar. Mësohuni të kaloni bashkë mërzitjen që rutina shkakton. Këtë kanë bërë gjithë 80-vjeçarët e lumtur që shohim sot!

Mund të tingëllojë çuditshëm por nëse shihni një çift që kanë më shumë se 60-vjet bashkë nuk ndodh sepse ata kanë bërë gjithë jetën pushime me avionë private dhe kanë shkrepur fotot më të bukura të botës. Jo! Çelësi ka qenë tek aftësia e tyre për tu mërzitur së bashku.

Ata kanë kaluar vit pas viti në një shtëpi, duke folur për të njëjtat gjëra të mërzitshme, duke parë TV, gatuar darkë apo diçka tjetër dhe gjithçka i ka shkuar mirë. Pa shumë drama apo kërkesa të tepërta, ata kanë gjetur paqen dhe qetësinë pikërisht tek gjërat e vogla të përditshmërisë.
Shtuar më 01/03/2019, ora 23:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori