Kapelet, moda e momentit
Kapelet, këtë sezon duhet të jenë patjetër pjesë e gardërobës tuaj. Stilistët më në zë propozojnë formën, kombinimet dhe ngjyrat e duhura për të qenë më në modë.

Edhe në propozimet e fundit që bëjnë stilistët më në zë, që nga “Gucci”, “Channel” dhe “Versace”, modelet e tyre kanë mbajtur në pasarela kapele. Për këtë stilistët deklarojnë se edhe këtë vit kapelet janë produkti që çdo vajzë duhet të ketë patjetër. Por kujdes! Pasi vendosja e një kapeleje të tillë zhvendos vëmendjen tonë nga pjesa tjetër e trupit duke e fokusuar kryesisht tek koka. Për këtë duhet që vajzat të bëjnë edhe një truk të veçantë, duke i kushtuar rëndësi buzëkuqit, t’i përshtatet ngjyrës së kapeles, trukut dhe veshjes në përgjithësi.

Para se të blini një kapele, e cila edhe këtë vit do të jetë në modë dhe do ju bëjë të dukeni më të bukur, do ishte e këshillueshme t’i blini një në ngjyrë të zezë, gjithmonë është në modë dhe lehtësisht e kombinueshme me çdo lloj veshje. Po kështu edhe tonalitete e tjera të ngjyrave si bezha, bluja, kafja dhe e kuqja e errët. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2011, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori