Kanceri në qafën e mitrës nga sheqeri i tepërt
Femrat të cilat tri ose më shumë herë brenda një jave konsumojnë ëmbëlsira, siç janë biskotat dhe tortat, duhet të kenë kujdes sepse këto ushqime nxisin shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.

Këto të dhëna bazohen në studimin dhjetëvjeçar të institutit suedez Karolinska, gjatë të cilit janë analizuar shprehitë ushqyese të 60 000 femrave dhe është zbuluar se ato që konsumojnë më shumë sheqer janë 33 % më të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës.

Te femrat të cilat këto ëmbëlsira i kanë konsumuar më shumë se tri herë në javë, rreziku për sëmundje ka qenë 42 %. Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kishin konsumuar më shumë se 35 gramë sheqer në ditë, ishin më të prira për ta fituar sëmundjen. Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse organizmi i ngarkuar me sheqer liron më shumë insulinë dhe estrogjen. /albeu/com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori