Kanceri i lëkurës, 3 format më të zakonshme të shfaqjes
Ka 3 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën më të madhe të njerëzve:

1- Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapuri që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjera të trupit.

2- Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet “squamous” dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik.

3- Melanoma është sëmundja më me rrezik, pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.

Mjekët këshillojnë njerëzit të vërejnë ndryshimet në poret e lëkurës që mund të ndryshojnë në nishane, në madhësi apo formë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2019, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori