Kamomili, mbrojtës ndaj kancerit
Kamomili ka në përmbajtjen e tij një pigment i cili ka veti kuruese kancerogjene. Sipas një studimi të zhvilluar në Ohio State University, në shtetet e Bashkuara të Amerikës, kamomili është i dobishëm dhe mund të përdoret kundër qelizave kanceroze të kancerit të gjirit, të cilat janë rezistente dhe kanë jetëgjatësi më të madhe se ajo mesatare, krahasuar me qelizat e tjera normale.

Gjatë këtij studimi kërkuesit kanë zbuluar se në raportin mes apigjenit dhe proteinës hnRNPA2, janë vrarë qelizat kancerogjene dhe në shumë raste është rralluar fuqia e tyre ndikuese. “Është e nevojshme që të gjithë personat të kenë një dietë të shëndetshme, për të mbajtur qelizat në formë të mirë”,- tha Andrea Doseff, autor i studimit dhe specialist në gjenetikën molekulare në Ohio State University.

Ndërkaq përveç kamomilit kemi dhe fruta të tjerë si molla, portokalli, mëndrëza që kanë në përbërjen e tyre apigjenin i cili është një mbrojtës i mirë ndaj sëmundjes së kancerit. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori