Ju trembin kilet që mund të shtoni gjatë festave? Si të mos merrni shumë kalori
ǒkuptim do kishin festat po të vazhdonim me të njëjtat shqetësime dhe rregulla, për të mos e tepruar me ushqimin? Në festa i japim vetes liri dhe kjo na shijon shumë. E vërtetë, por ndonjëherë masa kalohet në atë shkallë sa nuk ndihemi mirë. Dhe ato veshjet festive nisin menjëherë të na rrinë të ngushta.

Pse të hedhësh poshtë gjithë përpjekjet e një viti, të deformosh linjat e ndonjëherë të dëmtosh edhe shëndetin? Që festat të kenë shijen e mirë të ushqimeve dhe ëmbëlsirave, por pa shije pendese në fund, ja çfarë duhet të bëni.

Mos e frenoni veten më shumë sesa mundeni t’i bindeni. Provoni gjithçka, panetone, kek, çokollata nga ajo kutia me ngjyra, por kujdes sasinë, tek ajo qëndron sekreti.

Nëse ju kanë ftuar diku dhe nuk mund të bëni naze, përqendrohuni te perimet, sallatat, zini një pjesë të mirë të pjatës me to dhe pastaj mendoni për pak mish, apo ndonjë byrek të shijshëm.

Por kjo vlen edhe kur jeni në shtëpinë tuaj. Përgatisni sa më shumë sallata me perime të freskëta. Janë kombinimi më i mirë për proteinat shtazore, shkruan class që mbizotërojnë këto tryeza me përfaqësuese pulën e pjekur. Para se të uleni për të ngrënë pini një gotë me ujë me ngadalë.

Nëse e keni fiksim ëmbëlsirën që është përgatitur për Krishtlindje, frenohuni para se të merrni dhe një copë tjetër kulaç. Mendoni për të që do hani pas drekës dhe hiqeni mendjen nga karbohidratet e tjera mbi tavolinë.
Shtuar më 25/12/2019, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori