Ju shëroj me fuqitë e mia, por në këmbim dua...
Policia italiane ka arrestuar danezin, Ulrik Andersen i cili akuzohet për mashtrim dhe marrëdhënie seksuale me detyrim.

46-vjeçari shtirej si një njeri i shenjtë me fuqi të mbinatyrshme dhe u premtonte shërim ‘pacienteve të tij’ vetëm nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale me to, duke u thënë se “vetëm në atë mënyrë mund të vepronin fuqitë e tij mbinatyrore”.

Autoritetet në Milano kanë thënë se ai shfrytëzonte gjendjen e pacienteve, kryesisht të atyre që vuanin nga depresioni, të cilat me shpresën e shërimit i jepeshin atij.

“Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, unë do të të transmetoj dashurinë e Zotit. Kështu më thonë engjëjt e mi”, i kishte thënë një italianeje, e cila kishte kërkuar shërim nga “i shenjti”.

Danezin e kanë denoncuar dy ‘paciente’, njëra nga të cilat kishte filluar “seancat shëruese” para tre vitesh, kurse tjetra dy vite më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e Andersen është gjetur edhe një listë e gjatë me afro 100 emra, që dyshohet se janë viktima të mashtrimit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2013, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori