Ju kruhet vazhdimisht lëkura, mësoni shkaqet
A keni kruarje të vazhdueshme në shumë zona të trupit tuaj? Shkaqet mund të jenë të shumta. Kruajtja ndodh kur një reaksion stimulon indet nervore. Ky reagim mund të shkaktojë nga thatësia e thjeshtë e lëkurës në sëmundje më serioze, siç është kanceri.

Këtu janë disa nga shkaqet kryesore të kruajtjes së lëkurës:

1.Alergji dhe pezmatim i lëkurës

Këto janë shkaqet më të zakonshme, pasi çdo acarim i lëkurës mund të shkaktojë kruajtje. Reagimi alergjik mund të shkaktohet nga nxehtësia e tepruar, kafshimet e insekteve, reagimet ndaj kimikateve, pluhurit ose qimeve të kafshëve dhe ushqimit. Në këto raste, është mirë të njohësh historinë e alergjive, të largohesh nga agjenti përgjegjës dhe të kontaktosh dermatologun.

2.Probleme të veshkave

Kruajtja intensive në të gjithë trupin mund të sinjalizojnë sëmundjen kronike ose të avancuar të veshkave. Për më tepër, kjo ndjesi shpimi mund të shkaktojë zgjimin në mes të natës për të krajtur veten. Shkencëtarët ende nuk e kanë identifikuar shkakun e vërtetë, por dyshojnë se kjo mund të jetë për shkak të akumulimit të toksinave në trup kur veshkat dështojnë të heqin mbetjet nga qarkullimi i gjakut.

3.Problemet me mëlçinë

Në këto raste, kruarja mund të jetë një shenjë e hershme e disa infeksioneve të mëlçisë. Kur ky organ nuk funksionon mirë për të detoksifikuar trupin, disa substanca të tilla si acidet biliare mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara anësore.

4.Kanceri

Është gjithmonë mirë të qëndrosh vigjilent! Kruajtja mund të jetë një nga shenjat e para të limfomës. Problemi në gjak shkakton inflamacion si një përgjigje ndaj një infeksioni, gjë që çon në kruajtje. Gjithashtu mund të jetë një sinjal i kancerit të gjirit. Mos i neglizhoni sinjalet e trupit tuaj.

5.Menopauza

Menopauza shkakton ndryshime të panumërta në trupin e një gruaje, duke përfshirë lëkurën e thatë për shkak të shumë ndryshimeve hormonale. Estrogjenet e ulëta shkaktojnë reduktimin e kolagjenit, i cili heq lagështinë natyrale nga lëkura. Aplikimi i vajrave dhe hidratueseve është ideale për hidratimin dhe zbutjen e kruajtjes.

6.Shtatzënia

Në fund të fundit, kruarja mund t’ju japë lajme të mira! Disa gra përjetojnë skuqje dhe kruajtje gjatë shtatëzanisë. Është më e zakonshme që ajo të ndodhë në bark, por mund të ndodhë edhe në krahët dhe këmbët.
Shtuar më 07/07/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori