Kërkohej nga Interpol, kapet dhe ekstradohet drejt Shqipërisë i shumëkërkuari Mihal Mërkuri

Interpol Tirana njofton se është kapur në Greqi dhe është eskraduar në Shqipëri i shumëkërkuari Mihal Mërkuri, për plagosjen e biznesmeit Vendim Bejko për shkak të një borxhi.

Gjykata e ka dënuar me 10 vite burgim për këtë ngjarje.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë”, thuhet në njoftim/albeu.com

 


Shtuar 27.06.2023 08:44