Gazeta e Beogradit: Serbia do të përpijë Kosovën dhe Shqipërinë

Gazeta e njohur serbe “Informs” faqen e parë në numrin e sotëm ja ka kushtuar një shkrimi me doza të forta nacionalizmi.

“Informs”, në mbështetje të qeverisë shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit. Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët, ndërsa nuk lënë pa përmendur dhe shqiptarët.

Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i mbrojtjes foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia në të gjithë rajonin. “Nëse do të kishim guximin të vizatonim dhe të thonim se ku jetojmë në dy ish-Jugosllavitë, nuk do të flisnim për këtë sot. Por nuk kishim guxim dhe fuqitë e mëdha kurrë nuk i lejuan serbët të bashkohen,” tha Vulin dje në TV Prva.

Një tjetër gazetë serbe proqeveritare Telegraf thotë se shqiptarët duhet t’i kapë paniku. “Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”.

Me këto dy shkrime mediat pro qeverisë në Beograd injektojnë edhe njëherë gjuhën e fortë nacionaliste kur të gjithë presin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.


Shtuar 28.09.2020 09:22