Joga është efikase kundër depresionit, të paktën të atij të nivelit të mesëm, po aq sa janë ilaçet
antidepresive ose psikoterapia. Kështu thotë një studim i ri epidemiologjik i kryer nga "Duke University" mbi praktikën me origjinë orientale dhe efektin e saj ndaj sëmundjeve mendore, shkruan TCH.
Në një vëzhgim të kryer mbi 70 të moshuar, të gjithë të
diagnostikuar si të sëmurë nga depresioni, 40 për qind e vullnetarëve kanë vënë re një përmirësim psikologjik pas 6 muajsh, me një seancë joge në javë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013,
ora 13:48