Jetoni larg njerëzve që doni? Disa këshilla për të mos i përjetuar keq festat
Albeu.com
Bota është ende para një pasigurie të madhe dhe pritja bëhet më e madhe. Biletat e avionit janë gjëja më e rrallë që mund të ndodhë këtë fundvit, prandaj do t'ju duhet të përballeni me ndjesinë e shëmtuar nëse jetoni larg nga njëri tjetri.

Çfarë mund ta bëni për të mos e patur dhe aq të vështirë?

Vendosni ca "rregulla". Zgjidhni një orar të caktuar për të folur çdo ditë. Mund të jetë para gjumit apo sa zgjoheni në mëngjes. Në këtë mënyrë ju do të flisni për gjithçka ka ndodhur gjatë ditës dhe do të jeni pjesë e rutinës së njëri tjetrit.

Sigurisht, mos ndaloni së dërguari foto gjatë aktiviteteve të vogla që bëni. Një shëtitje në park, teksa përgatisni pemën e Krishtlindjeve apo detaje të tjera. Mund t'i shoqëroni edhe me ndonjë detaj romantik për t'i treguar se jeni me të, të paktën mendërisht.

Mos u ndani nga FaceTime apo Zoom, sidomos aty nga ditët e fundit të 2020-ës. Bëjeni pjesë të traditave të vogla që bëni çdo vit, për ta ndjerë sa më pak mungesën.

Dhuratat! Mos harroni dhuratat! Edhe pse s'do t'i hapni dot bashkë, dhurojini diçka sa për ta kujtuar dhe shoqërojini gjithmonë me letra apo shënime të vockla.

Gjithë këshillat më sipër, ndoshta nuk do t'jua shuajnë mallin, por përpiquni të përshtateni: dëgjojeni partnerin dhe kërkoni të dëgjoheni. Kini parasysh që më e rëndësishmja është që komunikimi të mos ndalojë!

Shtuar më 10/12/2020, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori