Kryedemokrati Lulzim Bashanë një prononcim për mediat deklaroi se PD po përgatitet për zgjedhjet.
Ai theksoi se nuk do të humbasin asnjë sekondë nga gropat dhe kurthet e një qeverie që është në lárgim.
“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri.Nuk do të humbasin asnjë sekont me gropat dhe kurthet e një qeveria që është lárgim.
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre”, tha Basha.