Drita fiton kundër Drenicës dhe afrohet me titullin

Drita ka shënuar fitore minimale 1:0 por shumë të rëndësishme kundër Drenicës në Gjilan, në ndeshjen e zhvilluar të martën pasdite në Gjilan.

Skuadra e Ardian Nuhiut ka dominuar ndeshjen, por përkundër disa rasteve, arritën që vetëm një herë të shënojnë në portën e mysafirëve nga Drenica.

Ishte Xhevdet Shabani që në minutën e 48′, shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dritën në këtë përballje, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Drenica numëron 68 pikë, katër më pikë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani.

Këto dy të fundit, takohen ditën e mërkurë, me Gjilanin në cilësinë e vendasit.


Shtuar 21.07.2020 17:26