Jepini fund torturave për flokët e dëmtuara, ja maska ideale
Jo gjithmonë jemi të kënaqur me flokët tanë, ku pavarësisht shampos së duhur dhe maskës specifike, shohim se i kemi mjaft të ashpër. Mjalti do të ishte produkti natyral që do të këshillohej, ndaj një maskë e krijuar në kushtet e shtëpisë dhe me disa produkte të tjera do e ushqente flokun.

Për këtë na nevojiten ½ filxhan çaji mjaltë, ½ filxhan çaji kos natyral, 1 lugë vaj lajthie. Në një tas hidhni me radhë gjithë përbërësit, i përzieni deri sa të jenë shkrirë me njëra-tjetren. Vendoseni maskën mbi flokë që nga skalpi, rrënja dhe më pas tek të gjithë flokët, i lini të qëndrojnë 30 minuta. Masazhojini butësisht flokët dhe lërini të qëndrojë sërish në kokën tuaj. Për të pasur flokë të shëndetshëm, këshillohet që ta përsërisni maskën të pakten 2 herë në javë për një vit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2014, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori