Nga “Portokallia” në “Big Brother Vip”? Aktori që përflitet si banori i ri i shtëpisë së famshme

Disa ditë më parë, moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani, lajmëroi banorët dhe pubilkun se “Big Brother duket sikur po nis nga fillimi”.

Me hyrjen e gjashtë banorëve të rinj, është ende e paqartë nëse do të ketë ende hyrje të reja në shtëpi. Megjithatë aludimet në rrjet nuk mungojnë dhe emri i fundit që përflitet është ai i aktorit të humorit, Rezart Veleshnja.

Në fakt ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit. Aktori ka postuar një foto me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj duke shkruar krah saj:

“Si mendoni a të futem në Big Brother?”

Nuk dihet nëse është thjesht një ngacmim i aktorit apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.

Vlen të theksohet së të dielën nis sezoni i ri i “Portokalli” pjesë e të cilës Rezi është prej shumë vitesh. Nëse i bashkohet reality-showt kjo do bënte që të shkëputej nga emisioni i humorit përkohësisht.

“Big Brother VIP” sapo i janë bashkuar 6 banorë: Elvis Pupa, Qetsor Ferunaj, Fotinia, Jori Delli dhe Antoneta Koçi.